Lajme

U përurua vetëm 10 ditë më parë, shembet ura që kushtoi 40 mln lekë. Banorët e fshatit Ketë në Klos mbeten të izoluar

Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më parë nga bashkia e qytetit. Për rrjedhojë, banorët kanë mbetur të izoluar, pasi kjo urë lidhte fshatin Ketë me Rrugën e Arbrit, duke pamundësuar kështu edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.

Ndërtimi i kësaj ure u kërkua me ngulm nga banorët e fshatit në dhjetor të vitit 2025, ndërsa punimet u realizuan nga kompania “Bajrami N sh.p.k” me zotëruese Anduena Bajramin, kurse për mbikëqyrjen e punimeve Bashkia Klos kishte kontraktuar kompaninë “Triangle” me zotërues Zenulla Mehmetin.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Në total ndërtimi i urës së fshatit Ketë ka kushtuar rreth 40 milionë lekë, ndërsa shembja e saj ngre pikëpyetje të mëdha për procesin e kolaudimit të saj dhe për përdorimin e parave publike.

Rruga Press

YouTube player