KryesoreLajme

Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e tij.Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Kosovën.Palët kanë diskutuar edhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me theks në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska

Rruga Press

YouTube player