Lajme

Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë – 15 të arrestuar, sekuestrohen 2.7 tonë drogë

Policia Kombëtare spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare, e dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt vendeve të Europës. Operacioni, i nisur në vitin 2025, u zhvillua kryesisht në Andaluzi dhe Katalonjë, në bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare.

Sipas policisë, kokaina mbërrinte nga Kolumbia në zonën e Campo de Gibraltar dhe më pas transportohej me automjete drejt vendeve të Europës Veriore. 

Në kuadër të hetimit janë arrestuar 15 persona dhe janë sekuestruar rreth 2.7 tonë kokainë, 29 automjete luksoze, dy armë zjarri, bizhuteri, prona dhe llogari bankare.

Lexo më shumë  Thellohet kriza e prodhimit në Shqipëri/ Fasoneritë në rënie të pandalshme, zbret në grupin e dytë

Goditja kryesore ndaj grupit u zhvillua më 10 prill. Gjatë kontrolleve në Málaga, Estepona, Marbella dhe Churriana u gjetën 1.434 kilogramë kokainë.

Në të njëjtën kohë, në një vilë në Sant Just Desvern, pranë Barcelonës, u sekuestruan edhe 1.351 kilogramë të tjera.

Hetuesit dyshojnë se disa prej të arrestuarve kishin lidhje familjare dhe përdornin kompani të shitblerjes së makinave luksoze për të siguruar automjetet që shërbenin në transportin e drogës.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Grupi përdorte masa të forta sigurie, me pak komunikime telefonike, udhëtime të shkurtra dhe takime të drejtpërdrejta mes drejtuesve.

Disa prej të dyshuarve u larguan nga Spanja gjatë hetimeve, por u arrestuan më pas jashtë vendit përmes urdhër-arresteve europiane dhe ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player