KryesoreLajme

“Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ylli shqiptar i muzikës ka shpërndarë në Instagram dy postime të publikuara fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

Lexo më shumë  Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

Në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në postimin tjetër renditen shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Reagimi i Dua Lipës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player