Lajme

Kurti në Forumin e Bledit: Në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë reciprocitet me të drejtat e pakicave

Kryeminisitri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë reciprocitet me të drejtat e pakicave.

Kryeminsitri deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së, ku do të përfshihen katër elemente.

“Në këto gjashtë vende, këto katër elemente që mund të na bëjnë edhe më shumë bashkë dhe të na sjellë edhe më shumë ecuri janë sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi kundër autokratëve dhe fakti që ne duhet të trajtojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën, por e fundit dhe jo e rëndësishme është një simetri dhe reciprocitet me të drejtat e pakicave. Në gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithmonë kundër hegjemoninë nacionaliste”,  u shpreh Kurti.

Kreu qeveritar shtoi se nga kjo marrëveshje, përveç fondeve, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin edhe vlerat e BE-së.

“Unë kam sugjeruar një samit me gjashtë vendet, SEFTA dhe jo CEFTA, një marrëveshje të tregtisë së lirë me pjesën jugore të Evropës. Ku do të thotë se të gjitha e vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin drejt BE-së. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë, natyrisht nuk dua të lë negociatat që janë përfshira vendet e caktuara, por mendoj se SEFTA do të ishte e rëndësishme, pasi do të kishim edhe fonde dhe vlera të BE-së”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar një marrëveshje të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit të liderëve të rajonit që u mbajt në qershor të këtij viti në Tiranë. Kurti e ka pagëzuar këtë iniciativë si Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.

Marrëveshja do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë “si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta”. Sipas propozimit të Kurtit, SEFTA do të krijojë një zonë ekonomike të përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të saj do të krijohet një Këshill, Komitet i Përbashkët, Gjykatë, Sekretariat dhe autoriteti i Mbikëqyrjes.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Zelensky bëri një gabim diplomatik me deklaratën për Kosovën në Serbi

Propozimi parashikon që pasi të krijohet SEFTA, BE do të lidhë një marrëveshje me të për të zgjeruar katër liritë së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.

Marrëveshja me BE-në do të parashikonte gjithashtu një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen.

Një marrëveshje e ngjashme me propozimin e Kurtit që është aktualisht në fuqi është Marrëveshja për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike, ku Ballkani trajtohet në mënyrë preferenciale në raportet ekonomike nga BE.

Por CEFTA nuk ka sjellë rritjen e pritshme të tregtisë rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kurti ka kundërshtuar modelin aktual të CEFTA pasi sipas tij ai e trajton si të pabarabartë Kosovën./telegraf/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *