KryesoreLajme

Von der Leyen prezanton masat për sigurinë digjitale për fëmijët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbajë sot fjalimin e saj vjetor në Parlamentin Evropian mbi prioritetet politike, të cilat pritet të përfshijnë detaje rreth planeve të saj për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët.

“Nuk duhet të pranojmë fëmijëri të formuar nga algoritmet. Nuk duhet të pranojmë një sistem që i zhgënjen fëmijët tanë”, tha Von der Leyen në një postim në platformën X para fjalimit të saj.

Çështja e migracionit pritet të zërë vend në fjalim pas mbërritjes masive të migrantëve nga Maroku në Ceuta të Spanjës në fund të korrikut.

Lexo më shumë  Specialja: S’pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Mbrojtja dhe mbështetja për Ukrainën, ekonomia dhe ndryshimet klimatike janë tema të tjera të mundshme.

Komisioni Evropian mbështetet te Parlamenti Evropian për miratimin e legjislacionit në nivel të BE-së.

Fjalimi i von der Leyen pritet gjithashtu të synojë forcimin e mbështetjes mes ligjvënësve të BE-së.

Që kur mori detyrën në vitin 2019, ajo u është mbijetuar disa mocioneve të mosbesimit të ngritura nga ligjvënësit e BE-së, përfshirë ato lidhur me pretendimet për mungesë transparence në prokurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe pretendimet se ajo e anashkaloi Parlamentin Evropian gjatë finalizimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë “Mercosur” me vendet e Amerikës Latine.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Mark Carney, i cili pritet t’i drejtohet vetë Parlamentit Evropian të enjten, pritet të marrë pjesë në fjalimin e Von der Leyenit si i ftuar nderi.

YouTube player