KryesoreLajme

Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës rikthehet këtë të martën, në ditën e 108-të të qëndresës qytetare.

Tubimi i sotëm zhvillohet vetëm një ditë pas protestës së 107-të, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë zhvillimeve të paradites pati edhe arrestime të disa pjesëmarrësve.

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protesta vijoi në mbrëmje me marshimin e qytetarëve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Protestuesit u ndalën edhe pranë institucioneve të drejtësisë, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Ndërkohë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan lidhur me mënyrën e ndërhyrjes së policisë, duke e konsideruar atë të tepruar dhe si tejkalim të kompetencave.

Sot, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, duke përsëritur kërkesat e artikuluara gjatë ditëve të protestës. Në fokus janë kundërshtimi i korrupsionit, kërkesa për ndryshim politik dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Për protestuesit, ngjarjet e një dite më parë nuk kanë ndikuar në vendosmërinë për të vijuar qëndresën. Ata kanë deklaruar se arrestimet dhe përplasjet me policinë nuk do të shërbejnë si pengesë, por do të forcojnë angazhimin për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim.

YouTube player