Bota

Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

Në një tjetër incident që ka rritur tensionet, Danimarka ka denoncuar veprimet e një fregate ruse, e cila dyshohet se ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez.

Sipas autoriteteve daneze, incidenti ndodhi në ujëra ndërkombëtare. Kopenhaga reagoi ashpër ndaj ngjarjes, duke deklaruar se Moska ka kaluar një kufi të papranueshëm. “Moska ka kaluar çdo kufi”, ishte reagimi i autoriteteve daneze pas incidentit.

Lexo më shumë  E majta kryeson në zgjedhjet në Suedi teksa numërimi i votave vazhdon

Ngjarjet e fundit vijnë në një kohë kur vendet e NATO-s në krahun verior dhe lindor të Europës kanë rritur nivelin e vigjilencës për shkak të aktivitetit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Incidentet ajrore dhe detare po ndiqen me vëmendje nga aleatët, për shkak të rrezikut që një përplasje e drejtpërdrejtë mes forcave ruse dhe atyre të NATO-s të shkaktojë një përshkallëzim më të gjerë.

Lexo më shumë  Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake

Rruga Press

YouTube player