Lajme

Dimal/ Fermerët në kufijtë e mbijtesës, asnjë ndihmë nga shteti

Fermerët: Premtimet e qeverisë për fermerët, një gënjeshtër e radhës e qeverisë. Ne kemi falimentuar,mezi ushqehemi”.

Fermerët e bashkisë Dimal janë në kufijtë e bijetesës. Fermerët e fshatrave: Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malasgropë, Syzezë e Poshnje tregtojnë prej më shumë se 30-vitesh prodhimet e tyre përgjatë aksit nacional Dimal-Lushnje.

Në të dyja anët e rrugës sheh tezga të improvizuara prej vetë fermerëve,ku ata shesin shalqi e pjepër. Tregtimin e produkteve që kultivojnë në tokat e tyre bujqësore, fermerët e kanë të vetmen të ardhur për të mbajtur familjet e tyre por asnjëherë nuk janë përkrahur nga shteti,edhe pse është folur shumë për grande e sumbvensione falas për ta.

Lexo më shumë  “Rama jep dorëheqjen” - Protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë

Fermerët shprehen se,ata nuk kanë marrë asnjëherë naftë apo grande falas nga qeveria,edhe pse kanë disa dhjetëra ha tokë që e punojnë që prej viteve ’90.Sipas fermerëve, mundi dhe djersa e tyre çdo vit shkon dëm pasi kostoja e prodhimit nuk justifikon as kostot e shpenzuara për këtë prodhim,kur dihet që çmimet e plehrave kimikë dhe punimi i tokës janë shumë të shtrenjta.

“Dalim prej vitesh në këtë asfalt për të siguruar bukën e gojës,shteti nuk do t’ja dijë për fermerët.Ne sigurojmë në këtë mënyrë vetëm ushqimin e përditshëm. Prodhimi i parë i shalqirit e pjeprit u kalb i gjithi në arë pasi nuk kemi treg ku ta çojmë me shumicë,i vetmi treg është në Lushnje dhe është shumë larg.

Lexo më shumë  Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale

Çmimi i shalqirit dhe pjeprit është shumë i ulët,konkurohemi padrejtësisht nga tregu i jashtëm,edhe pse prodhimi ynë është i pastër,askush sdo tja dijë për ne”-shprehen fermerët.

Fermerët e fshatrave të ish/komunës Poshnje në bashkinë Dimal shquhen për cilësinë e prodhimeve në fushën e bujqësisë e pemtarisë dhe si fermerë punëtorë që janë ata kultivojnë në tokat e tyre jo vetëm prodhimet e fushës siç janë: shalqiri,pjepri e perime të ndryshme por edhe pemtari të shumëllojshme,ku dominon ulliri.

Rruga Press

YouTube player