KryesoreOpinion/Aktualitet

Një lajm qesharak që dëshmon makinerinë gjigande që Veliaj ka vënë në punë për lirimin e tij

Mëngjesin e kësaj të premteje, shumica e mediave pro qeveritare kanë prodhuar një lajm të njëjtë. Edhe Report TV e Shqiptarja.com edhe gazeta Tema dhe TV Klan, edhe Dritare dhe e persekutuara Neës 24, pothuajse me të njëjtat imazhe dhe më të njëjtin tekst të përgatitur në zyrat e bashkisë Tiranë, jepnin njoftimin se me tu rikthyer kompetenca tek Erion Veliaj punonjësit po bënin natën ditë për të rehabilituar kryeqytetin. 

Atyre pak u interesonte konkluzioni që nxirrej nga ky lajm, se deri më tani, kur Bashkinë e kishte drejtuar Rama përmes Anuela Ristanit, qyteti paskësh degraduar. Në epiqendër të kësaj fushate propagandistike ishte dhënia e mesazhit se kthimi i Veliajt në detyrë është i domosdoshën dhe se mungesa e tij është në dëm të interesave të qytetarëve.

Nuk ka dyshim se kjo lëvizje qesharake që do të tregojë se “Lali” i mobilizon fshesarët dhe punonjësit komunalë edhe natën, bëhet me një qëllim të vetëm: të ushtrojë presion mbi drejtësinë, përpara procesit që hapet më 15 shtator në Gjykatën e Lartë, ku do të merret në shqyrtim proporcionaliteti i mbajtjes në arrest të një kryebashkiaku të zgjedhur. Deri më tani me këtë qëllim janë bërë disa lëvizje.

Së pari Veliaj ia ka tërhequr mandatin e përfaqësimit Anuela Ristanit, duke mos ia transferuar atë asnjërit prej nënkryetarëve dhe duke lënë të kuptohet se ai është i pashmangshëm në postin që mban.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës arkëton 1.347 miliardë euro, të hyrat rriten për 6 për qind

Së dtyti, Edi Rama, që dikur e ndaloi ta hidhte këtë hap ka dalë me një deklaratë nga kryeministria ku theksohej se kjo është kompetencë e vetë kryebashkiakut dhe duke dhënë mesazhin politik se edhe ai është për rikthimin e idh delfinit të vet në detyrë.

Së treti, kompania lobuese e Veliajt që deri më tani vetëm në SHBA ka shpenzuar gjysëm milioni USD të deklaruara për sensibilizimin e çështjes gjyqësore, por përgatit artikuj me citime eurodeputetësh dhe senatorësh që aludojnë kundër masës së rendë të burgosjes së tij. Po ti shtosh këtyre edhe aparatin propagandistik të shumicës së mediave të kontrolluara prej vitesh, të atyre që skanë lënë prokuror e gjykatës të procesit pa njollosur, të atyre që si në këtë mëngjes nuk kanë skrupuj të botojnë lajme me titull “Veliaj mori kompetencat, bashkia bën natën ditë”, pasqyra bëhet më e plotë. Nuk janë një apo dy faktorë, por një koalicion i tërë pushtetesh, politik, qeveritar, lokal e mediatik, që në këtë çështje i janë kundërvënë një pushteti gjyqësor, që edhe kështu është më shumë i kapur sesa i lirë. Ky koalicion të fuqishmish do me çdo kusht veliajn jashtë duke ngritu një pikpyetje: a do ketë këllqe Gjykata e Lartë ta mbajë këtë presion? A do jetë ajo në gjende të Gjykojë ftohet detyrat që i la kushtetuesja për proporcionalitetin e mbajtjes në burg të personave të zgjedhur?

Lexo më shumë  Kompania e Kushnerit mbron mbylljen e faqeve që mbështesin protestën në Tiranë dhe e quan atë të fabrikuar

Vështirë të thuhet pasi me fushatën që ka ndërmarë Veliaj nga burgu dilema nuk është më vetën në pikën se në favor të cilës palë anojnë faktet dhe argumentat, por mbi të gjitha se sa i aftë është pushteti gjyqësor të përballojë presionin e rakorduar të të gjitha pushteteve të tjera.

Mënyra se si po e menaxhon kryebashkiaku i burgosur procesin e tij, armët që po përdor ai, e kanë kthyer këtë çështje në një test për forcën dinjitetin dhe pavarësinë e cfilitur që mund ti ketë mbetuar akoma drejtësisë sonë. Deri më tani, shpesh në mënyrë abuzive, në pjesën më të madhe të rasteve gjykatat tona vendosnin në bazë të asaj që i kërkonte SPAK. Por kundër kësaj praktike në këtë proces është ndërtuar një aleancë e tërë. Se si do të jetë përfundimi, këtë do ta tregojë vendimi që do të merret pas mesit të shtatorit, ku nëse bashkia, kryeministria, milionat e lobimit dhe koalicioni i mediave në përkrahje të tyre, arrijnë ta shpien Erion Veliajn në zyrë, zor se dikush mund të ketë më iluzione për reformën euro amerikane në drejtësi. /lapsi.al/

YouTube player