Lajme

Mbyllen 200 faqe të rrjeteve sociale në Shqipëri që mbështesin protestën, reagon deputetja Koçeku: E kam raportuar situatën në institucionet e BE-së

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka denoncuar një valë sulmesh online ndaj figurave opozitare dhe faqeve që kanë mbështetur protestat.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se që prej ditës së djeshme janë mbyllur mbi 200 faqe në Instagram me përmbajtje nga protestat.

Lexo më shumë  Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

Koçeku e ka lidhur këtë situatë me debatin europian për sigurinë online dhe lirinë e shprehjes.

Ajo i referohet diskutimeve në Forumin e Bled-it, ku sulmet kibernetike dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes kanë qenë ndër çështjet kryesore të trajtuara nga Komisionerët Europianë.

“Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet”, shkruan deputetja.

Lexo më shumë  Në Shqipërinë e Ramës 34.5% e shportës shkon vetëm për ushqime. Dyfishi i mesatares së BE-së

Koçeku deklaron gjithashtu se për situatën ka raportuar pranë institucioneve të Bashkimit Europian.

Rruga Press

YouTube player