6 deputetët e LDK-së kundër Bekim Sejdiut, Gjinovci: Më në fund PDK-ja ia arriti
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Gjinovci ka kritikuar zhvillimet brenda LDK-së, duke thënë se partia më e vjetër e Kosovës pluraliste po përballet me një krizë të thellë.
“Mas 37 vjetve, partia ma e vjetër e Kosovës plurale po shkatërrohet nga armikja numër 1 e saj, nga PDK-ja.
Mbas shumë përpjekjeve për ndamjen e shkatërrimin e LDK-së në periudha të ndryshme, ma në fund PDK siç duket përmes flokçit ia arriti”, shkruan ai.
Rruga Press

