Vazhdon relativizmi i luftës hibride, dhe jo vetëm, të Serbisë ndaj Kosovës. Një orientim i mirë për AKI-në
Nga Ali Sh. Mehmeti
Vazhdon relativizmi i luftës hibride, dhe jo vetëm hibride, të Serbisë ndaj Kosovës.
Varësisht nga cili “analist”, Sheholli vet apo rasti si i tillë karakterizohet me cilësime të ndryshme:
1. Agjent periferik dhe ordiner – Agon Maliqi
2. Agjent i parëndësishëm që nuk ka qasje në dokumente strategjike të Serbisë – Agon Maliqi Askush nuk dyshon në këtë konstatim por nga ky pohim nuk rrjedh konkluzioni se dokumentet duhet trajtuar me “skepticizëm ekstrem”, siç thotë Maliqi, duke dyshuar se dokumentet janë origjinale! Është konstatuar se janë dërguar nga BIA dhe në këtë aspekt janë origjinale, por sigurisht se nuk është strategjia e vërtet serbe që i është dorëzuar Shehollit, por është ajo që duhet ti servohet opinionit shqiptar, prandaj kërkojnë të publikohet!
3. Sulm ndaj kundërshtarëve politik – Agon Maliqi
4. E gjithë afera është për qëllime politike – B. Canaj
5. Nuk ka nevojë BIA të paguaj dike për publikime të tilla – Berat Buzhala.
Këtu ka të drejtë, disa e bëjnë edhe falas, me kënaqësi të posaçme
6. Çka ka Kosova që Serbia nuk e di, koka bërthamore? – Berat Buzhala
Pra, nuk ka kurrfarë problemi të jesh spiun i Serbisë apo kujtdo tjetër, edhe ashtu nuk ke çka të spiunosh!
7. Zbulimi i “spiunëve”, shkolla e Enver Hoxhës si mënyra më e mirë që një shoqëri të mbahet në psikozë qe armiku po mundohet me depërtua ne radhët tona – Berat Buzhala
8. “Kjo është ditur prej kohësh” – pra nuk ka këtu kufarrë zbulimi – Gëzim Kasapolli
Kush e di edhe sa deklarata të tillë do dëgjojmë, apo edhe sa janë thënë që nuk i kam evidentuar.
P.S.
Nuk është më problem Fatmir Sheholli! Ai është problem i gjyqësorit.
Problem janë ata që do e vazhdojnë punën e tijë, që relativizojnë këtë rast duke mos guxuar ta mbrojnë haptas.
Një orientim i mirë për AKI!
Rruga Press

