Lajme

Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë dhe bën thirrje publike për ndihmë para miliona fansave të saj

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është gjendur në Venedik të Italisë për Javën e Modës atje.

Ajo mori pjesë në eventin special të “Dolce dhe Gabanna” në promovim të koleksionit të tyre më të re.

Këngëtarja e cila këto ditë mbushi 32 vjet, nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj dhe është krenuar gjithmonë me vendin e origjinës.

E kur vendi i saj i origjinës ndodhet në vështirësi, duket se Bebe Rexha nuk heziton që të ndihmojë me aq sa ka mundësi.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Së fundmi, ajo ka bërë një thirrje publike para 10.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram, duke kërkuar nga të gjithë, veçanërisht nga fansat e saj shqiptarë, që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut – qytet ky nga familja e saj ka prejardhjen.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar artistja Rexha në thirrjen e saj publike në InstaStory.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Në të njëjtën kohë, 32-vjeçarja ka ndërlidhur edhe linkun i cili të qon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin.

Nga pasqyra e bërë mbi këtë fondacion online, mund të shihet se vet Bebe Rexha ka dhuruar plot 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *