Bota

Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE

Armenia pritet të nisë së shpejti procesin zyrtar të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Duke prezantuar programin e qeverisë për periudhën 2026–2031 në parlament, Pashinyan tha se vendi duhet fillimisht të paraqesë një kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE, përpara se të vendoset për hapat e mëtejshëm dhe mundësinë e mbajtjes së një referendumi.

“Armenia duhet së pari të paraqesë një kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE. Ky është një proces i gjerë dhe ne do ta fillojmë atë në të ardhmen e afërt”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  “Palestina po fshihet”/ Mbi 100 ish-diplomatë britanikë e francezë kërkojnë sanksione ndaj Izraelit

Parlamenti armen miratoi më 26 mars 2025 një ligj që hapi rrugën për procesin e integrimit të vendit në BE.

Orientimi evropian i Jerevanit ka shkaktuar shqetësim në Moskë, pasi Armenia është anëtare e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU), ku bën pjesë edhe Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se anëtarësimi i Armenisë në BE do të nënkuptonte ndërprerjen e bashkëpunimit me EAEU-në dhe humbjen e përfitimeve që lidhen me këtë anëtarësi.

Në maj, liderët e vendeve anëtare të EAEU-së, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin, mbështetën idenë që Armenia të zhvillojë një referendum kombëtar për të vendosur nëse do të afrohet me BE-në apo do të qëndrojë në EAEU.

Lexo më shumë  SHBA-ja prezanton AIM-424 Malice, raketë me rreze veprimi mbi 463 km

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Galuzin ka deklaruar se Armenia duhet të vendosë deri në dhjetor 2026 nëse do të mbajë një referendum për këtë çështje.

Rruga Press

YouTube player