KryesoreLajme

24 ditë protestë në Divjakë kundër reformës së Maznikut, qytetarët: Divjaka bashki!

Protesta e banorëve të Divjakës ka shënuar këtë mbrëmje ditën e 24-t që prej nisjes së saj kundër reformës së re administrative të propozuar nga mazhoranca.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë që Bashkia e Divjakës të mos përfshihet në projektin për riorganizimin territorial, i njohur si projekti “Mazniku”.

Gjatë protestës, banorët që morën fjalën deklaruan se, krahas presioneve verbale, kanë nisur edhe gjobat ndaj bizneseve, të cilat, sipas tyre, synojnë të zbehin pjesëmarrjen në protestë. Megjithatë, protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën deri në marrjen në konsideratë të kërkesës së tyre që Divjaka të mbetet bashki më vete dhe të mos i bashkëngjitet Lushnjës.

Lexo më shumë  Gati 32% e qytetarëve në Shqipëri në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren evropiane

Protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit dhe me thirrje kundër reformës së propozuar, ndërsa protestuesit përsëritën sloganet: “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton”, “Divjaka bashki” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve”.

Në fund, banorët përcollën edhe një mesazh për vijimin e qëndresës, duke paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim me thirrjen: “Nesër më shumë!”

Lexo më shumë  Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Rruga Press

YouTube player