KryesoreLajme

“E di unë si do ti…”/ Qytetari ankohet se s’ka ujë, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet me tone kërcënuese

Një debat në rrjetet sociale është zhvilluar mes një qytetari dhe kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana, pas një ankese për mungesën e ujit të pijshëm.

Qytetari ka komentuar në faqen e kryebashkiakut duke ngritur shqetësimin për mungesën e zgjatur të ujit në banesën e tij. Ai shkruan se situata i ka detyruar të përdorin kazanë edhe për t’u larë.

Lexo më shumë  Kuvendi të enjten shqyrton buxhetin dhe Byronë e konfiskimit të pasurisë

Pas komentit, kryebashkiaku Elton Arbana i është përgjigjur: “E di unë si do ti…”.

Përgjigjja e Arbanës ka sjellë reagime në rrjetet sociale, ku është interpretuar nga disa përdorues si një reagim me tone kërcënuese ndaj qytetarit.

Ndërkohë, furnizimi me ujë vijon të jetë një shqetësim për banorët e zonës. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia Shijak lidhur me debatin në rrjetet sociale apo me ankesën e qytetarit për mungesën e ujit.

Lexo më shumë  Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë/ Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave
YouTube player