KryesoreLajme

Nis takimi Kurti – Abdixhiku

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit.

Lexo më shumë  Nga 5 milionë turistë, 2.2 milionë nga Kosova - Njihuni me gjeografinë e turistëve në Shqipëri deri në qershor

Para takimit, Kurti tha se synimi është që me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive të diskutohet për mënyrën se si mund të ecet përpara drejt konstituimit të institucioneve.

“Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun kryetar dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Shifrat alarmante/ Pensionistët në Shqipëri në gjendje të mjeruar, të fundit në Evropë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri po ashtu kanë mbërritur në Kuvend për takim me Kurtin.

YouTube player