Lajme

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t’i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton.

Lexo më shumë  Inceneratori i pa-ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro me fitim 8 mln euro në 2025

Qymyri nga pellgu i Obiliqit ka vlerë kalorike mesatare prej rreth 1,950 kcal/kg, me përmbajtje të ulët të squfurit dhe hirit, parametra që përshtaten me kapacitetet e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.

Rruga Press

YouTube player