Uncategorized

Kosova formalizon dy marrëveshje me EASA-n, synohet forcimi i sigurisë së aviacionit civil

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AAC) ka formalizuar sot nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të Punës me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA), duke hapur rrugë për forcimin e bashkëpunimit teknik dhe institucional në fushën e aviacionit civil.

Marrëveshjet janë nënshkruar fillimisht më 3 gusht 2026 nga Drejtori Ekzekutiv i EASA-s, Florian Guillermet, ndërsa sot janë formalizuar nga U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së, Arianit Islami.
Ceremonia e formalizimit është zhvilluar në prani të Ministrit të Infrastrukturës dhe përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Lexo më shumë  “Divjaka Bashki”/ Protesta vijon prej 14 ditësh, banorët kundër shkrirjes me Lushnjën: Nuk tërhiqemi...

“Këto marrëveshje krijojnë mundësi për bashkëpunim dhe angazhim më të drejtpërdrejtë me EASA-n, përfshirë shkëmbimin e ekspertizës dhe përvojës profesionale, si dhe mbështetje teknike në fusha të ndryshme të sigurisë dhe rregullimit të aviacionit civil”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të AAC-së, si dhe në zbatimin më efektiv të standardeve evropiane të sigurisë së aviacionit.

Lexo më shumë  “Divjaka Bashki”/ Protesta vijon prej 14 ditësh, banorët kundër shkrirjes me Lushnjën: Nuk tërhiqemi...

Për AAC-në, ky bashkëpunim nënkupton forcim të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe institucionale dhe zbatim edhe më efektiv të standardeve evropiane të sigurisë së aviacionit.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka shprehur mirënjohje për EASA-n, Komisionin Evropian, Zyrën e BE-së në Kosovë, Ministrinë e Infrastrukturës, institucionet e Kosovës dhe industrinë e aviacionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Rruga Press

YouTube player