KryesoreLajme

“Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim”, Manxhuka i bën thirrje PDK-së

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka u është drejtuar deputetëve të PDK-së që po qëndrojnë para objektit të Qeverisë, duke u thënë se kryeministri Albin Kurti ndodhet brenda në zyrën e tij.

Manxhuka u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin me vete kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe të hyjnë në takim me kryeministrin.

Lexo më shumë  Vlora e kthyer në 'një prostitutë' turistike!

“Merreni kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe ejani në takim”, u ka thënë Manxhuka deputetëve të PDK-së.

Ai ka theksuar se Kurti ndodhet në zyrën e tij dhe është i gatshëm për takim me liderët opozitarë.

YouTube player