KryesoreLajme

Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Një shtetas i Kosovës, F.S., është arrestuar për “Spiunazh” me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Komunës së Podujevës, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

Sipas autoriteteve, Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Lexo më shumë  Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Vizita e Joni Ernst theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë

Sipas raportimit të tyre, i dyshuari punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Po ashtu, siç raporton RTK-ja, dyshohet se ai është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe dhe se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë  Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

Institucionet kanë riafirmuar përkushtimin për luftimin dhe ndjekjen penale të veprimtarive të kundërligjshme, si dhe për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të tilla, veçanërisht në rastet që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

YouTube player