KryesoreLajme

Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 05:45.

I dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë, ndërsa monedha e dyshuar se është përdorur për dhënien e ryshfetit është sekuestruar.

Lexo më shumë  Për herë të katërt në tri ditë, Vuçiqi kërcënon sërish me Ibrin

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

YouTube player

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët