KryesoreLajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë sot takimin e radhës.

Takimi ka nisur në orën 13:30, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë arritja e një marrëveshje politike, e cila do të mundësonte vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve të reja.

Lexo më shumë  NATO-ja deklarohet në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Kërkojmë përgjegjësi për aktet e dhunës nga viti 2023

Në takimin e fundit ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, palët kanë deklaruar se nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje politike. Megjithatë, ishte theksuar rëndësia e komunikimit ndërmjet subjekteve politike për tejkalimin e situatës aktuale.

Takimi i sotëm vjen në kohën kur afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit është në fokus, teksa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka refuzuar ftesën për takim me Kurtin, duke konfirmuar se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.

Lexo më shumë  “Më doli një takim urgjent me sauditët”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, i tregonte edhe për takimet e Ramës me përfaqësuesit ndërkombëtarë
YouTube player