Bota

Dronët rusë godasin anijen gjermane me mallra në Detin e Zi, dëmtohen sistemet teknike

Një sulm me dron rus thuhet se shënjestroi një anije gjermane me mallra “EMIL” të mërkurën, siç raportohet nga gazeta e përditshme gjermane Bild. Thuhet se anija e mallrave është goditur disa herë nga dronët.

Ndërkohë, është raportuar se ka shpërthyer një zjarr dhe disa sisteme teknike kanë dështuar së fuksionuari, duke e lënë anijen të paaftë për të manovruar.

Teksa anëtarët e ekuipazhit po transportoheshin në vend të sigurt, thuhet se anija e mallrave u sulmua përsëri. Thuhet se në bord kishte 11 persona, asnjëri prej të cilëve shtetas gjerman. Nuk është raportuar për të lënduar.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Raportohet se “EMIL” është goditur në Detin e Zi, rreth 21 milje detare nga qyteti portual ukrainas i Odesës. Anija aktualisht lundron nën flamurin e Liberisë dhe është në pronësi të kompanisë gjermane të transportit detar Johann MK Blumenthal GmbH & Co. KG, me seli në Hamburg-Altona.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar sulmet në Telegram. Ajo tha se dronët sulmues goditën dy anije mallrash mbrëmë në Detin e Zi, në jug dhe në lindje të Odesës, të cilat, sipas pretendimeve ruse, po transportonin mallra ushtarake.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Anija e dytë thuhet se është transportuesi i drithërave “Mera Queen”, e cila lundron nën flamurin e Guinea-Bissau, raportoi Bild. Një anëtar i ekuipazhit thuhet se u vra në atë sulm.

Rruga Press

YouTube player