Lajme

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Ka përfunduar sërish pa marrëveshje takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti e Abdixhiku janë takuar pas mbledhjes që pati Grupi Parlamentar i LDK-së.

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.

Lexo më shumë  Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 67-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Ky është takimi i dytë i Kurtit e Abdixhikut brenda dy ditëve.

Edhe takimi treorësh i të martës nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve.

Megjithatë, të dy udhëheqësit kanë lënë të hapur mundësinë e diskutimit për të ardhmen. Kurti ka thënë se ka interesim për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku u shpreh se LDK-ja synon “balancë institucionale” ku një parti nuk i mban të gjitha postet.

Lexo më shumë  Nisin hetimet për një lokacion të tretë për mbetje mortore në Zubin-Potok

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet nesër në orën 10:00

Rruga Press

YouTube player