KryesoreLajme

Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim të dyshimeve mbi pronën publike

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë dorëzuar tri lëndë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar hetimin e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.

Përmes një njoftimi publik, Pacolli theksoi se mbrojtja e pronës publike është obligim institucional dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Lexo më shumë  Ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

“Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka deklaruar ajo.

Ministrja në detyrë bëri të ditur se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e pronës publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim që lidhet me keqpërdorimin e saj.

Lexo më shumë  U përurua vetëm 10 ditë më parë, shembet ura që kushtoi 40 mln lekë. Banorët e fshatit Ketë në Klos mbeten të izoluar

Sipas saj, dorëzimi i këtyre tri lëndëve synon zbardhjen e rrethanave të rasteve të dyshuara dhe garantimin e mbrojtjes së interesit publik.

Rruga Press

YouTube player