“Protesta po masivizohet, vetëorganizim nga Diaspora”/ Tepelena: Rama aleancë me krimin, por i ka hyrë frika në palcë nga revolta. Koha që edhe Berisha të tërhiqet
Sot është dita e 66 e protestës kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Ndërsa kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë revoltën deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
Aktivisti Andi Tepelena në një intervistë në “News24” u shpreh se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur për turizëm ndryshë nga çfarë e shfaq kryeministri.
Githashtu ai foli edhe për skenarë të mundshëm të protestës duke thënë se do të masivizohet dhe se gjithashtu Diaspora po vetëorgnaizohet
“Protesta ka hyrë në fazë permanente. Do të krijohet nje frymarrje e re. më 14, 15, 16 diasproa do jetë këto.Kanë filluar prenotime jo vetëm për pushime por edhe për protestën. Çdo dy javë do të jetë masivizim të protestës. Diaspora po vetëorgazniohet. Aty ku ndodhen për organizohen me njerëzit e tyre. Ne fokusohemi të mbajmë energjinë te protesta. Rama po mban peng një vend, por frika i ka hyrë në palcë. I ka dalë nga duart. Bëri çmos duke anatemuar disa individë të caktuar që të shuante protestën. Por protesta ka shumë grupime , rryma dhe janë një sinkron, sepse kanë një emërues të përbashkët rrëzimin e qeverisë, rrëzimin e Ramës nga pushteti. Agjencia e prokurimeve publike është një nga kanceret e ekonomisë shqiptare. Ky kryeministër ka bërë aleancë me krimin e organizuar. Ne kërkojmë Kodin e Ri zgjedhor që do të hapte garën dhe zgjedhje të ndershme. Por duhet të japë dorëheqjen, sa më parë. Po ashtu në shtator do të shohim një tjetër masivizim. Unë shpresoj që të ketë reflektim në PS, sepse varka po mbytet. Dhe duhet të ketë një reflektim sepse do të shpëtojnë faqen e tyre. Në këtë moment Berisha duhet të tërhiqet, bashkë me Ramën. Kjo do të ishte gjëja më e mirë që do t’i bënin vendit.”, u shpreh ai.
Rruga Press

