Lajme

Përurohet projekti që synon të forcojë sigurinë e kanalit të Ibër-Lepencit

Në Zubin-Potok është përuruar rehabilitimi i një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, projekt që sipas institucioneve synon forcimin e sigurisë ujore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët vlerësuan rëndësinë e investimit për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sigurinë e përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Projekti ka kushtuar 18 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se projekti përfaqëson një investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit.

“Sot po e përurojmë përfundimin e një projekti madhor të Ibër-Lepencit për sigurinë ujore dhe mbrojtjen e kanalit. Pranë kësaj pjese të kanalit të ujit, që tani nuk është më i dukshëm, dhe për një arsye të mirë, sepse është rehabilituar dhe, me kërkesë të banorëve, këtu është mbuluar për ta rritur sigurinë për të gjithë. Prej se është ndërtuar në vitet e 80-ta, ky kanal ka qenë infrastrukturë jetike për Republikën e Kosovës. Kanali, që nis në këtë komunë dhe i përshkon 49 kilometra deri në Prishtinë, siguron ujin për termocentralet tona, që prodhojnë deri në 90 për qind të energjisë sonë, për tokën bujqësore në Rrafshin e Kosovës dhe për fabrikat e ujit të pijes që furnizojnë nëntë komuna me mbi 500 mijë banorë. Prandaj, mbrojtja e tij nuk është thjesht një çështje lokale dhe as vetëm teknike, është mbrojtje e përditshme e Republikës, e dritës në shtëpi, e ujit nga rubineti, e prodhimit në ekonomi dhe e bukës nga ara”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Sveçla konfirmon se u gjet varr tjetër masiv në Jabukë të Zubin Potokut

Kurti tha se investimi prej 18 milionë eurosh nuk është vetëm reagim ndaj rreziqeve, por ndërtim i kapaciteteve për parandalimin e tyre.

“Përmes këtij projekti, në vlerë prej 18 milionë eurosh, janë rehabilituar 37 segmente kyçe përgjatë 49 kilometrave të kanalit, si dhe është ndërtuar një rezervuar kompensues me kapacitet prej 30 mijë metrash kub, i cili mundëson furnizim emergjent për termocentralet ose ujësjellësit në rast nevoje emergjente. Ky projekt dëshmon se Republika jonë nuk mjaftohet me reagimin ndaj rrezikut; ajo ndërton kapacitete që rreziku të parandalohet dhe shërbimet të vazhdojnë t’u ofrohen me cilësinë e duhur, pa ndërprerje. Ne zgjodhëm që përurimin e projektit ta bëjmë pikërisht në këtë vend, ku kanali dikur ka qenë rrezik për banorët, por ku sot ndërmarrja Ibër-Lepenc investon në infrastrukturë, punëson qytetarët dhe e përmbush misionin e vet për shtetin”, tha kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Sveçla jep detaje nga Zubin Potoku: Janë gjetur katër trupa në varrezën e re masive

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti është i një rëndësie të veçantë për sigurinë ujore të Kosovës, duke kujtuar edhe sulmin terrorist ndaj kanalit vitin e kaluar.

Rruga Press

YouTube player