Uncategorized

Lubonja: “Ka projekte për të sjellë 100 mijë emigrantë përnjëherë. Nuk çajnë kokën për shqiptarët. Këta thonë: le të ikin shqiptarët se sjellim indianë, bangladeshas, vietnamezë”

Publicisti Fatos Lubonja në studion e News24 u shpreh rreth një prej plagëve më të rënda që po kalon vendi: shpopullimi masiv dhe projektet e qeverisë për zëvendësimin e fuqisë punëtore me shtetas të huaj.

Sipas Lubonjës, dinamika aktuale e largimit të shqiptarëve dhe politikat e ndjekura nga ekzekutivi dëshmojnë një papërgjegjshmëri totale ndaj kombit, ndërsa paralajmëroi se pasojat e këtij fenomeni do të jenë fatale për strukturën demografike të Shqipërisë brenda një dekade.

Lexo më shumë  Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

“Jemi në një kohë kur Shqiperia po shpopullohet,” u shpreh ai, duke shtuar se planet për të sjellë dhjetëra mijëra punonjës të huaj tregojnë qartë se pushteti nuk shqetësohet fare për largimin e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Lubonja zbuloi gjithashtu se ekzistojnë projekte konkrete për të sjellë menjëherë rreth 100 mijë emigrantë nga vende të ndryshme të Azisë, duke ndryshuar rrënjësisht hartën demografike të vendit.

Lexo më shumë  Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

“Ka projekte për të sjellë nja 100 mijë emigrantë përnjëherë. E kanë treguar se nuk çajnë kokën për shqiptarët. Në këtë aspekt, këta thonë: le të ikin shqiptarët se sjellim indianë, bangladeshas, vietnamezë,” deklaroi analisti.

YouTube player