Mijëra qytetarë do të dalin për të 53-tën ditë radhazi te Kryeministria: Rama jepe dorëheqjen
Protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 53-të radhazi të tubimit, duke nisur me grumbullimin te ‘Sheshi Skënderbej’.
Qytetarët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa mbështetësit pritet të mblidhen sërish për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë përpara Kryeministrisë.
Protestuesit pritet të përsëriten thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se do ta vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Rrgua Press

