Bota

Pothuajse çdo rafineri e madhe në Rusi është goditur nga dronë ukrainas

Pothuajse dy muaj që kur Ukraina ka nisur fushatën e sulmeve me dronë me rreze të gjatë veprimi që ka nxjerrë jashtë funksioni një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve të rafinimit të benzinës në Rusi, kriza në rritje me karburante ka mbërthyer qytete të mëdha në mbarë vendin.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, pothuajse çdo rafineri e madhe në Rusi është goditur nga dronë ukrainas. Shumë rafineri janë sulmuar disa herë. Në total, ekspertët vlerësojnë se 20 deri në 40 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit të shtetit është nxjerrë jashtë funksionit.

Lexo më shumë  Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

Pothuajse çdo rajon i Rusisë – edhe rajonet e largëta të Kamçatkas dhe bregu i Paqësorit – kanë ndierë efektet e fushatës ukrainase.

Disa rajone kanë vendosur kufizime për mbushjen e makinave me karburante, disa kanë tentuar që të pengojnë grumbullimin e rezervave ose përfitimin nga kriza duke ndaluar mbushjen e bidonëve portativë me karburante, ndërsa disa kanë vendosur një sistem kuponësh, të ngjashëm me atë që përdornin autoritetet sovjetike kur përballeshin me mungesa ushqimore.

Lexo më shumë  Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Rruga Press

YouTube player