Bota

BE-ja rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën, Von der Leyen: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të prodhojnë me ritme të përshpejtuara pajisje moderne ushtarake në sasi të mëdha për mbrojtjen e Ukrainës.

Lexo më shumë  Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

Përmes një postimi në platformën X, ajo njoftoi se me kryeministrin ukrainas diskutoi edhe bashkëpunimin për reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e BE-së për ta mbështetur vendin në këtë rrugë.

Në fokus të bisedës ishte edhe përgatitja për sezonin e dimrit, si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike të energjisë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Andy Burnham zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Diskutuam gjithashtu përgatitjet për dimër dhe infrastrukturën kritike të energjisë. Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të plotë, përfshirë edhe përpjekjet tuaja për përmirësimin e menaxhimit të sektorit të energjisë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rruga Press

YouTube player