Al Jazeera: Prej 7 javësh shqiptarët në protestë kundër korrupsionit dhe qeverisë Rama
Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri që dje shënoi ditën e saj të 51-të. Rrjeti I njohur ndërkombëtar televiziv dhe mediatik Al Jazeera i ka kushtuar një tjetër shkrim protestave anti-qeveritare që po zhvillohen në vend, duke vënë në dukje se ato kanë hyrë tashmë në javën e tyre të shtatë.
Në fokus të raportimit të kësaj media janë tubimet e qytetarëve, të cilët protestojnë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe vendimeve të ekzekutivit.
Al Jazeera i kushton vëmendje të veçantë protestës së zhvilluar një ditë më parë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa deputetët po futeshin për të marrë pjesë në seancën plenare.
“Protestuesit shqiptarë kanë qëlluar përsëri me vezë ligjvënësit, ndërsa demonstratat anti-qeveritare kundër korrupsionit dhe resortit vazhdojnë për javën e shtatë,”, shkruan Al Jazeera.
Një nga protestuesit e intervistuar u shpreh se, qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet të largohet pasi ka dështuar.
“Toka jonë është shitur. Nuk kemi ilaçe në spitale. Qeveria jonë është e korruptuar. Shqipëria po vuan prej kaq shumë vitesh. Ne jemi këtu për njerëzit, për vendin. Na duhet një qeveri e re. Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri,” u shpreh protestuesi
Është dita e 51-të. Po kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit. I kemi marrë vesh të gjitha, Populli shqiptar nuk gënjehet më’ thotë një protestuese tjetër.
Rruga Press

