KryesoreLajme

Protesta para Kuvendit/ Pritet mbërritja e deputetëve, qytetarët zhvendosen te hyrja kryesore, këndojnë në kor: Parlament i krimit! Arrestoni Ramën

Protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të kalojnë edhe deputetët për seancën parlamentare.

Sheshi përpara hyrjes kryesore të Kuvendit është mbushur me qytetarë, ndërsa perimetri i institucionit është rrethuar me masa të forta sigurie. Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përplasjet.

Lexo më shumë  Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Ndërkohë, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po ecin paralelisht me protestuesit, në përpjekje për të shmangur çdo konfrontim dhe për të ruajtur rendin gjatë tubimit.

Protestuesit vijojnë me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa situata pranë Kuvendit vijon të monitorohet nga afër nga autoritetet.

“Nuk na përfaqësoni! Arrestoni Ramën! Parlament i krimit”, ishin thirrjet e protestuesve.

Lexo më shumë  Pamje apokaliptike nga Fier-Vlorë, tymi pushton autostradën

Rruga Press

YouTube player