Bota

Hungaria nis hetimet për ish-ministrin e Jashtëm Szijjártó, Magyar: Ka pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha dje se autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar mbi marrëdhëniet e ngushta të ish-Ministrit të Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó me Rusinë.

Detajet e hetimit nuk janë publikuar, sepse ato lidhen me materiale dhe dokumente konfidenciale shtetërore nga fusha e politikës së jashtme.

Magyar tha se qeveria nuk do të bëjë komente shtesë për momentin në mënyrë që të mos ndikojë në rrjedhën e hetimit, por premtoi të publikojë të gjitha informacionet që mund t’i vihen në dispozicion publikut me ligj, sapo të bëhen të ditura gjetjet e para.

Lexo më shumë  Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

Szijártó ishte kreu i diplomacisë hungareze në qeverinë e ish-kryeministrit Viktor Orbán, administrata e të cilit konsiderohej më pro-ruse midis shteteve anëtare të BE-së.

Gjatë mandatit të tij, Szijjártó mbajti lidhje të ngushta me Moskën, vizitoi Rusinë disa herë pas fillimit të luftës në shkallë të plotë në Ukrainë dhe kundërshtoi vazhdimisht vendosjen e sanksioneve shtesë të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron ShBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Rruga Press

YouTube player