Bota

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, të cilat përfshijnë referenca për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), të shpërndarë nga Ambasada Britanike në Prishtinë, thuhet se këto komente janë “krejtësisht të neveritshme” dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.Sipas deklaratës, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla rihapin ndasitë e së kaluarës dhe nxisin tensione.

Lexo më shumë  ShBA-ja dhe Irani intensifikojnë sulmet, transporti detar shmang Hormuzin

Britania thekson se udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë ekuivok.

YouTube player