Lajme

Kryeprokurori i ri i Shtetit në Kosovë zotohet për forcim të sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ushtruesi i detyrës Agron Qalaj, nga ku u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit. 

Gjatë fjalës së tij, Gashi ka thënë se do t’u shërbejë të gjithëve. 

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

Gashi u dekretua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së djeshme (e martë). 

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. 

Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

Lexo më shumë  Dhuna në Zvërnec/ Lirohet një nga rojet që rrahën qytetarin

Rruga Press

YouTube player