KryesoreLajme

Ministri Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky program do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për hartimin dhe zbatimin e masave që synojnë mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm

Njoftimi i plotë:

Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Lexo më shumë  Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Lexo më shumë  Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të fuqishme të planetit zhvlerësohet vazhdimisht përballë lekut?

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale.

Rruga Pres

YouTube player