KryesoreLajme

Revolucioni i Flamingove/ Editoriali i The Guardian: Shqiptarët protestojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të natyrës

Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një editorial protestave që prej më shumë se një muaji zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar si revoltës më të madh të pakënaqësisë qytetare në Shqipëri që nga rënia e regjimit komunist.

Sipas artikullit, ajo që nisi si një protestë për zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje qytetare, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila tashmë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshin e qeverisjes.

The Guardian shkruan se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me mungesën e transparencës në projektet turistike të mbështetura nga investitor strategjik, ndër ta edhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilat, sipas kritikëve, rrezikojnë zona të mbrojtura si Zvërneci, laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit.

Lexo më shumë  Dëmtimi i rrugës, banorët e Ishmit në protestë: Rruga u dëmtua nga porti i jahteve në Lalëz

Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vazhdimisht këto investime, duke deklaruar se ato nuk do të ndalen.

Protestuesit, nga ana tjetër, thonë se pakënaqësia e tyre lidhet me korrupsionin, mungesën e llogaridhënies dhe zhgënjimin ndaj klasës politike. Në analizë theksohet gjithashtu se protestat kanë tërhequr edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe kanë ngjashmëri me lëvizjet qytetare kundër korrupsionit në vende të tjera të rajonit.

Lexo më shumë  Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin, Ahmeti takohet me të Dërguarën e Posaçme Karen Pierce

Artikulli ndalet edhe te reagimet e disa eurodeputetëve, të cilët kanë bërë thirrje për pezullimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kanë paralajmëruar se projekti mund të ketë pasoja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, The Guardian shkruan se protesta ka tejkaluar çështjen e mbrojtjes së mjedisit, duke u kthyer në një debat më të gjerë për modelin e zhvillimit të Shqipërisë dhe mënyrën se kujt i shërbejnë investimet e mëdha në vend.

YouTube player