KryesoreLajme

Zv. ministri italian Cirielli dhe ministri në detyrë Vitia vizitojnë Laboratorin e Mikrobiologjisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan Laboratorin e Mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili është themeluar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, raporton Ekonomia Online.

Lexo më shumë  Mirditë, në Kodër Rrëshen zjarri jashtë kontrollit, evakuohen banorët!

 Laboratori është realizuar me mbështetjen e Kooperacionit Italian për Zhvillim, përmes fondeve të projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, të financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Vizita u zhvillua në shenjë të vlerësimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës, veçanërisht në fushën e diagnostikimit laboratorik dhe mikrobiologjisë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë

Rruga Press

YouTube player