Bota

Goditja e thellë precize – 12 shtete planifikojnë 50 miliardë dollarë raketa për të mbrojtur Evropën

12 shtete të NATO-s pritet të shpenzojnë më shumë se 50 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshëm për raketa me rreze të gjatë, për të mbrojtur Evropën.

Projekti i njohur si “Goditja e thellë precize” pritet të diskutohet më vonë të mërkurën në samitin që NATO-ja po e mban në Ankara.

E planifikuar si një prej mbrojtjeve më të forta të NATO-s, këto armë kanë mundësi që të godasin caqet deri 300 kilometra larg.

Lexo më shumë  Aeroplanët luftarakë të Britanisë interceptojnë një aeroplan rus

Sipas kryeministrit britanik, Keir Starmer, iniciativa “do të ndihmojë evropianët të mbajnë NATO-n të sigurtë edhe për vite të tëra”.

Ky projekt nuk pritet të finalizohet deri në vitin 2030.

Në qershor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pati njoftuar se ShBA-ja do të rishikojë praninë e forcave amerikane në Evropë.

Presidenti Donald Trump e ka përsëritur disa herë se dëshiron që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë deri 5 përqind të bruto produktit të brendshëm në mbrojtje dhe siguri deri më 2035.

Lexo më shumë  PAMJET/ Dronët ukrainas godasin rafinerinë më të madhe të Rusisë

Rruga Press

YouTube player