Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se shënjestroi bazat ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt të mërkurën, pasi SHBA-të nisën një valë sulmesh ushtarake ndaj Iranit në përgjigje të sulmeve ndaj cisternave në Ngushticën e Hormuzit.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike tha se kreu një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë kundër bazave kryesore ushtarake amerikane në Bandar Salman, Distriktin e Pestë Detar të Bahrejnit dhe Bazën Ajrore Ali Al Salem në Kuvajt, dhe rrëzoi një dronë amerikan MQ-9 që përpiqej të ndërhynte në operacion, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Miliarda dollarë amerikane për armë në Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Bahrein dhe Kuvajt, dhe ushtria kuvajtiane tha se mbrojtja ajrore po përballej me sulme “armiqësore” me raketa dhe dronë.

SHBA-të më parë nisën sulme të reja ushtarake dhe revokuan licencën që i lejonte Iranit të shiste naftë në përgjigje të sulmeve ndaj tri cisternave në ngushticë.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se më shumë se 60 anije të vogla të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike ishin ndër objektivat e goditura gjatë operacionit, i cili kishte për qëllim t’i impononte një kosto të lartë Iranit për sulmet ndaj anijeve në shkelje të armëpushimit.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze heq flamurin izraelit në Parlamentin Evropian

“Agresioni i pajustifikuar nga forcat iraniane është një shkelje e qartë dhe e rrezikshme e armëpushimit dhe minon lirinë e lundrimit”, thuhet në një deklaratë të CENTCOM.

YouTube player