KryesoreLajme

Banorët e Topojanit riparojnë vetë rrugën, kërkesat për ndërhyrje nga Bashkia e Këlcyrës nuk janë dëgjuar

Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, kanë nisur vetë mirëmbajtjen e rrugës që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit, për shkak të mungesës së investimeve nga pushteti vendor.

Sipas banorëve, prej vitesh nuk është kryer asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës, duke i detyruar ata të kontribuojnë me mjete financiare dhe punë fizike për ta mbajtur rrugën të kalueshme. Ata po hedhin materiale në segmentet më të dëmtuara, me synimin për të shmangur izolimin e fshatit, veçanërisht gjatë reshjeve, kur qarkullimi bëhet edhe më i vështirë.

Lexo më shumë  Protesta e 37-të në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

Banorët thonë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar Bashkisë Këlcyrë, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë investim konkret për rehabilitimin e rrugës.

Rruga Press

YouTube player