ArgumentKryesore

Sot protesta e 38-të për dorëheqjen e Ramës/ Artan Fuga: Kuvendi të shpallë afatet e vetëshpërndarjes, nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie

Ndërsa prej 38 ditësh vijojnë protestat masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama, profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë thirrje që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga u shpreh se një vendim i tillë do të ishte i nevojshëm nëse deputetëve u ka mbetur ende një përgjegjësi morale dhe sociale.

“E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale!”, shkruan Fuga.

Ai kritikoi mënyrën e funksionimit të institucioneve parlamentare, duke u shprehur se gjatë pjesëmarrjes së tij në komisione të Kuvendit për çështje të kulturës, shkencës, arsimit dhe rinisë është përballur, sipas tij, me mungesë përgjegjësie, kompetencash dhe profesionalizmi.

Lexo më shumë  Dimal Basha: Autostrada Shkup–Bllacë, hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe integrimin rajonal

“Kur më ka qëlluar të jem në komisione të Kuvendit të Shqipërisë për çështje të kulturës, shkencës, arsimit, rinisë, etj., kam vënë duart në kokë nga kotësia, nga mungesa e përgjegjësisë, nga rreshtimi partiak, nga mungesa e kompetencave profesionale”, deklaroi ai.

Fuga shtoi se këto përvoja e kanë çuar disa vite më parë të vendoste të mos merrte më pjesë në mbledhje të komisioneve parlamentare.

“Ishte e kotë, dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte”, u shpreh ai.

Postimi i plotë: 

E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale!

Për sa më përket, kur më ka qëlluar të jem në komisione të Kuvendit të Shqipërisë për çështje të kulturës, shkencës, arësimit, rinisë, etj., kam vënë duart në kokë nga kotësia, nga mungesa e përgjegjësisë, nga rreshtimi partiak, nga mungesa e kompetencave profesionale, përse jo edhe nga budallallëku i ndonjë deputeti apo deputeteje. Por, nuk rikthehem më me emra se historia i ka hedhur në kosh! Kjo më ka bërë disa vite më parë të deklaroj se refuzoj nga ai çast e tutje të marr pjesë në ndonjë mbledhje komisioni kuvendor.

Lexo më shumë  Serbia përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit

Ishte e kotë, dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte.

Rruga Press

YouTube player