Bota

Regjimi i Lukashenkas mbyll Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve, vjen reagimi i OSBE-së

Regjimi i presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko po vazhdon t’i hakmerret medieve të pavarura në vend.

Ku mes shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe lirisë së medias në Bjellorusi, përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro ka shprehur keqardhje për vendimin e autoriteteve për të mbyllur Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve (BAJ).

“Për më shumë se 25 vjet, Shoqata bjelloruse e Gazetarëve, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve është fituese e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare për angazhimin e saj ndaj parimeve gazetareske, ka punuar për të mbrojtur dhe avokuar për të drejtat e punonjësve të medias në Bjellorusi”, tha Ribeiro.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

“Ne e dënojmë këtë fushatë kundër BAJ, e cila për fat të keq arriti kulmin në mbylljen e saj dhe përsëri u bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë plotësisht të gjitha angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”, vijon ajo.

Më 27 gusht, një padi të ngritur nga Ministria bjelloruse e Drejtësisë, Gjykata Supreme urdhëroi shpërbërjen e BAJ-it për pretendimin e shkeljes së legjislacionit për shoqatat publike.

Lexo më shumë  BE gati një paketë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Vendimi vjen pas inspektimit në shkallë të gjerë të aktiviteteve të BAJ, kontrollit të zyrave, konfiskimit të dokumenteve e pajisjeve dhe bllokimin e xhirollogarive bankare nga autoritetet.

Përfaqësuesi i OSBE -së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet e mediave në të 57 shtetet pjesëmarrëse në organizatë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *