KryesoreLajme

Partia Demokratike Evropiane reagon sërish për protestat kundër Ramës: Qytetarët meritojnë përgjigje, jo shkopa gome

Partia Demokratike Evropiane ka dalë me një tjetër reagim të fortë lidhur me situatën e tensionuar politike dhe protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate publike, kjo forcë politike ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe ka kritikuar mungesën e dialogut nga ana e autoriteteve shqiptare.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike Europiane vë theksin te kohëzgjatja e revoltës qytetare dhe te përgjigjja joproporcionale që po marrin protestuesit në terren, duke u ndalur specifikisht te përdorimi i forcës nga policia:

“Tridhjetë e tri ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tri ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend të dëgjimit. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërgjegjshëm, i hermetizuar ndaj qytetarëve, dhimbjes dhe pyetjeve të tyre. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin.”

Lexo më shumë  Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës, ofertuesit e parë nga Franca, Gjermania dhe Turqia

Pavarësisht përplasjeve të dhunshme, zyrtarët europianë kanë veçuar një detaj shpresëdhënës nga tubimet në kryeqytetin shqiptar. Prania e simboleve të Bashkimit Europian krahas atyre kombëtare tregon qartë aspiratën e qytetarëve.

Sipas tyre, ky detaj mbush me shpresë zemrat e tyre europiane, duke rikonfirmuar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe se demokracia funksionale mbetet e vetmja urë për të arritur këtë qëllim.

Lexo më shumë  Eurodeputetja gjermane nxjerr mesazhet e Erion Braçes: Shikoni si kërcënon aktivistet
YouTube player