Lajme

Rritja e infektimeve dhe numrit të viktimave nga Covid-19 në Kosovë, Kurti takon sot kryetarët e komunave

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 26.525.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,477 persona.

Duke parë situatën aktuale të ditëve të fundit me shtimin e vdekjeve dhe rasteve pozitive, kryeministri Albin Kurti sot do të takojë kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen e pandemisv në vend.

Lexo më shumë  Finlanda dhe Suedia përforcojnë krahun verior të NATO-s

Takimi pritet të nis në orën 10:00.

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar edhe 20 viktima dhe 932 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *