Partia Demokratike Evropiane në krah të protestuesve: Ndërhyrja e policisë, jo e denjë për një vend që synon BE-në
Partia e Demokratëve Europianë (PDE/EDP) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku në ditën e 31-të të protestave është raportuar për ndërhyrje të policisë dhe arrestime.
Në deklaratën e saj, PDE/EDP thekson se, në rast se vërtetohen raportimet mbi bisedat e brendshme të pretenduara mes deputetëve të Partisë Socialiste, ku sipas pretendimeve është diskutuar mundësia e një ndërhyrjeje policore ndaj protestuesve, situata do të përbënte një shqetësim serioz për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sipas këtij qëndrimi, ngrihen pikëpyetje lidhur me mundësinë e ndikimit politik mbi institucionet e rendit dhe përdorimin e tyre kundër qytetarëve.
PDE/EDP thekson gjithashtu se protestat paqësore duhet të garantohen dhe të mbrohen, jo të përballen me masa shtypëse përmes forcës policore, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të së drejtës së tubimit si një standard themelor europian.
Rruga Press

