Protestuesit mblidhen sot para SPAK për të dorëzuar librin “Albanian Files”
Aktivistë dhe qytetarë kanë njoftuar se do të mblidhen këtë të mërkurë, në orën 10:00, para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata do të dorëzojnë librin “Albanian Files”, të cilin e konsiderojnë provë për kallëzimin ndaj kryeministrit Edi Rama.
Njoftimi u bë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga aktivisti Edison Lika. Aktivisti ftoi qytetarët të marrin pjesë në dorëzimin e materialit dhe në depozitimin e kallëzimit. Sipas Likës, libri përmban prova që implikojnë kryeministrin Rama dhe mund të çojnë në ndjekjen e tij penale.
“Albanian Files është arma e krimit. Ajo mban firmën e secilit prej jush dhe do të sigurojë burgosjen e kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Lika gjatë protestës.
Rruga Press

